← Shfleto

Abdyl Osmani

Doktor i shkencave të biomedicinës

Lindi më 1942 në Morinë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, kurse të mesmen (Normalën) e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. FSHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Shkup më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Enti Biokimi Mjekësore në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1974 me temën: ”STADIUMI C-I PROTEINIT RADIOAKTIV ME METODA IMUNOPRECIPITIVE”(kr). Mr. Abdyl Osmani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1976 me temën: ”STUDIMI EKSPERIMENTAL-BIOLOGJIK I C-I PROTEINËS REAKTIVE”. Dr. Abdyl Osmani së pari punoi si profesor i biologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i biokimisë në këtë fakultet. Ka të botuara 70 punime profesionale-shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.