← Shfleto

Abdyl Hoxha

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1939 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Gjilan, kurse Gjimnazin e nisi në Gjilan dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë kreu në (Zemun) Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1975 me temën:”ROLI I INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE NË FINANCIMIN E ZHVILLIMIT TË KOSOVËS ME THEKS TË POSAÇËM NË HIDROSISTEMIN IBËR-LEPENC”(kr). Mr. Abdyl Hoxha punës ia filloi si mësimdhënës dhe si prof. në Gjimnaz të Gjilanit mandej kaloi në Bankën e Bashkuar të Kosovës në Prishtinë, si kryetar i Këshillit Komunal të Prishtinës për financimin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe anëtar i Këshillit Qendror të Prishtinës. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë për lëndët: Institucionet financiare dhe kreditore, si dhe tash Bujqësia - si degë e ekonomisë. Ka qenë Zëvendësministër i Bujqësis në Republikën e Kosovës, tani kryetar i Shoqatës Miqtë e TMK. Ka të botuara 10 punime profesionale si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.