← Shfleto

Abdurahman Ramaxhiku

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1936 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Mjekësisë) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1964. Specializoi neuropsikiatrinë në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1982 me temën:”KOMPLIKIMET NEUROLOGJIKE TË MENINGJITIT SEROZ DHE PURULENT NË MATERIALIN KLINIK NË PERIUDHËN 1960-1979”(sr). Dr. Abdurahman Ramaxhiku së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri, mandej kaloi në Spitalin e Mitrovices. U zgjodh asistent i lëndës së neuropsikiatrisë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ligjroi edhe psikiatri dhe psikologjin medicinale. Ka të botuara 16 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.