← Shfleto

Abdullah Zymberi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1944 në Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, kurse të mesmen (Normalen) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1981 me temën: ”LEKSIKU BLEGTORAL I PODGURIT TË PEJËS”. Mr. Abdullah Zymberi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në korrik të vitit 1995 me temën: ”LEKSIKU BUJQËSOR E BLEGTORAL I TË FOLMEVE SHQIPE TË MALIT TË ZI”. Dr. Abdullah Zymberi së pari punoi si mësues e profesor i gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Prizrenit, e mandej si profesor i gjuhës dhe i metodikës së gjuhës shqipe në SHLP “Xh. Doda” të Prizrenit, ku arriti deri te profesor i rregullt në këtë shkollë, ku edhe punon. Ka të botuara 45 punime shkencore dhe 3 vepra të tjera.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.