Abdulla Myftiu
Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës
Lindi më 1928 në Tiranë. Mësimet e para dhe të mesme i mori në vendlindje, kurse Akademinë e Shkencave Bujqësore e kreu në Sofje (Bullgari) me sukses të shkëlqyeshëm më 1960. Pas specializimit në Akademinë e Veterinarisë të Moskës. Në fund të vitit 1960 mori gradën “Kandidat i shkencave”. Pas shkollimit punoi si Zooteknik në Ndërmarrjen Bujqësore të Kamëzës. Ishte drejtor i Institutit të Kërkimeve Zooteknike të Shkodrës. Më 1972 u emrua pedagog dhe shef i Katedrës së Zooteknikës së veçantë në ILB të Kamëzës. Ka qenë kryetar i Grupit të Studimit në Stacionin e Gjedhit e të Shpendve në Tiranë. Dr. A. Myftiu ka gradën “Doktor i shkencave. Është autor i 4 librave dhe i shumë artikujve dhe referencave, studimeve dhe projekteve teknologjike. Ka dhënë kontribut shkencor për Zooteknikë në veçanti. Dr. Abdulla Myftiu është dekoruar me “Urdhrin e Punës të kl. II” dhe “Urdhrin për punë të shquar në Ekonominë Bujqësore të kl. parë”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.