Abdulatif Fusha
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1931 në Besianë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1980 me temën :”VEÇORITË E HIPERTENSIONIT ARTERIAL TE TË SËMURËT E MJEKUAR NË REPARTET E KLINIKËS INTERNE NË KSA TË KOSOVËS NË PERIUDHËN PREJ VITIT 1971 DERI MË 1975”. Dr. Abdulatif Fusha së pari punoi si mjek në Dragash. Specializimin për internist e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Beograd, kurse Kardiologjinë e specializoi në Zagreb, më 1971 u zgjodh asistent i mjekësisë interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara mbi 50 punime shkencore si autor-koautor. Tash është pensionist jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.