Abaz Kazazi
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1929 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Ekonomike e kreu në Beograd. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1962. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në korrik të vitit 1979 me temën: ”PUNA EFEKTIVE EKONOMIKE NË ORGANIZATAT E PUNËS SË BASHKUAR NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Abaz Kazazi ka punuar kryesisht në organet krahinore. Ka qenë guvernator i Bankës së Kosovës”Bankos” të Prishtinës. Ka të botuara 15 punime shkencore, tash është pensionist.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.